Fero ndahet edhe nga gruaja e tij e dytë

Reperi i njohur kosovar, Feronit Shabani, i njohur për publikun me emrin artistik Fero, duket se po kalon një tjetër “kapitull të trazuar në jetën e tij personale”.

Pak kohë pasi konfirmoi martesën me Nita Bajramin, pas ndarjes me modelen Arbenita Ismajli, ai ka bërë një veprim që ka ngjallur dyshime të forta për ndarje nga e dashura e tij e re.

Reperi Fero ka hequr nga lista e ndjekjeve në rrjete sociale Nitën – një shenjë që për shumë ndjekës dhe medie është interpretuar si sinjal për fundin e kësaj lidhjeje.

Kujtojmë se Fero, pas ndarjes nga Arbenita – me të cilën ka një vajzë, Ninën – u përkushtua ndaj fesë islame dhe shpalli një fillim të ri si njeri dhe si artist.

Në atë kohë, ai shprehej publikisht për dashurinë e madhe që kishte për gruan e tij të re dhe për besimin e përbashkët që i lidhte.

Back to top button