Kaloni te përmbajtja kryesore

Martohet për herë të dytë Fero

Ish-këngëtari nga Gjilani, Feronit Shabani – Fero, është martuar në ditën e sotme (e diel).

Ai i ka dhënë fund beqarisë me një vajzë misterioze, ndonëse tashmë është distancuar nga jeta publike.

I njëjti ka kohë që është shkëputur për shkak të përkushtimit të tij ndaj fesë islame, ku edhe siç ka thënë gruaja e tij e tanishme i përket të njëjtit besim.
Në një postim në InstaStory, ish-reperi njofton fansat se u martua sërish.

“Sapo u martuam”, ka shkruar ai.

Ndërkjo kjo është martesa e dytë për Feron, pas asaj me modelen nga Kumanova, Arbenita Ismajli, me të cilën ka një vajzë. /21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button