​Feronikeli ’74 dhe Malisheva ndajnë pikët

Ndeshja e vetme për ditën e sotme në Superligën e Kosovës nuk ka prodhuar fitues.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Rexhep Rexhepi” të Drenasit, Feronikeli ’74 ka barazuar 0:0 me Malishevën.

Të dyja skuadrat kishin rastet e tyre për ta gjetur golin, por që portierët, Mickael Meira i Feronikelit ’74 dhe Flamur Gashi i Malishevës arritën të mbajnë portat e paprekura.

Me pikët e reja, Malisheva ngjitet në kuotën e 17 pikëve në vendin e katërt, krahas Feronikelit ’74 që renditet në vendin tetë me 12 pikë.

Rezultati final i ndeshjes, 0:0.

Back to top button