Feros i caktohet një muaj paraburgim

Reperit nga Gjilani, Feronit Shabani, i njohur si Fero, i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.
Lajmin për portalin rtv21.tv e konfirmoi zëdhënësi i Gjykatës Themelore në Gjilan, Sabit Shkodra.
“Iu konfirmoj që gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar kërkesen e Prokurorisë Themelore në Gjilan, duke i caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditë”, tha Shkodra.
Fero është arrestuar më 16 janar në një nga pikat kufitare në Kosovë.
28-vjeçari akuzohet për veprat penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Përdorim i armës”./21Media

Back to top button