“Ferronikeli” rifillon prodhimin

Menaxhmenti i gjigantit kosovar ka njoftuar përmes një komunikate se “NewCo Ferronikel”, një ndër kompanitë më të mëdha eksportuese të Kosovës, pas dy vjetësh ka rinisur me sukses prodhimin.

Ka rifilluar suksesshëm prodhimi në ndërmarrjen më të madhe eksportuese në Kosovë pas ndërprerjes së prodhimit për shkak të mospërmbushjes së obligimeve ndaj punëtorëve dhe vështirësive në procesin e punës.

Menaxhmenti i “NewCo Ferronikel” ka njoftuar përmes një komunikate se një ndër kompanitë më të mëdha eksportuese në Kosovës “Ferronikel” ka rinisur mbarë prodhimin.

Sipas komunikatës që u është shpërndarë mjeteve të informimit, e gjithë teknologjia që kompania zotëron është në gjendje funksionale dhe prodhimi u realizua me sukses pas disa javë përgatitjesh./21Media

Back to top button