Festa e pavarësisë, bllokohet rruga “Garibaldi” në kryeqytet

Policia e Kosovës ka bllokuar rrugën “Garibaldi” në Prishtinë si pjesë e përgatitjeve për të kremtuar ditën e pavarësisë së Kosovës.
Gjatë orës 15:20 u panë trupat policorë duke vënë shiritat bllokues.
Policia ende nuk ka publikuar zyrtarisht planin e sigurisë lidhur me aktivitetet e shumta që mbahen nesër për shënimin e 17-vjetorit të shpalljes Kosova shtet. /kp