Festa luksoze e ditëlindjes së Butrintit me plot të ftuar VIP, kjo është dhurata speciale që mori

Sot feston ditëlindjen këngëtari i njohur Butrint Imerin.

Për 27 vjetorin e lindjes, këngëtari organizoi mbrëmë një festë luksoze me shumë të ftuar, në mesin e tyre edhe shumë fytyra publike.

Në Instagram, Butrinti publikoi shumë video nga atmosfera e krijuar.

Ai gjithashtu zbuloi se dikush i ka dhuruar një kalë për ditëlindje. “Dhurata ma speciale prej një miku ma special”, ka shkruar Butrinti krahas fotografisë ku pozoi krah kalit i cili mban dhe një tufë lule të kuqe.

Kujtojmë se “Diskoteka” është projekti i fundit muzikor nga Butrint Imeri. Kënga deri tani ka arritur mbi 23 milionë klikime në Youtube./21Media

Back to top button