Festa me mjete piroteknike

Jemi në prag të festave të fundvitit, ku njerëzit zgjedhin mënyra nga më të ndryshmet për të festuar.
Edhe këtë vit, si çdo vit tjetër që në fillim të muajit dhjetor ka nisur blerja e mjeteve piroteknike në Kosovë.
Që nga fillimi i vitit janar 2018 deri më 12 dhjetor të këtij viti janë importuar mbi 108 mijë kilogramë mjete piroteknike të cilat kanë kushtuar rreth 111 mijë euro me vlerë doganore, ndërsa në vitin 2017 në total kanë qenë rreth 45 mijë kilogramë me vlerë doganore 62 mijë euro.
I ftuar në “BonBon” të RTV21, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha foli për angazhimin e Policisë së Kosovës në prag të festave të fundvitit.

Tutje, Hoxha apeloi për kujdes të shtuar gjatë këtyre festave dhe përdorimit të mjeteve piroteknike./21Media

Back to top button