Rreth 90 për qind e personave në kujdesin intensiv nuk kanë doza përforcuese

Rreth 90 për qind e pacientëve me koronavirus, të shtrirë në kujdes intensiv, nuk kanë pasur doza përforcuese të vaksinës, tha kryeministri britanik Boris Johnson.
Gjatë vizitës në një qendër vaksinimi, kryeministri britanik u bëri thirrje qytetarëve që të marrin dozat përforcuese të vaksinës kundër koronavirusit.
“Kam biseduar me mjekët që thonë se rreth 90 për qind e personave në kujdesin intensiv nuk kanë doza përforcuese”, tha Johnson.
Ai paralajmëroi se ata që nuk janë vaksinuar “kanë tetë herë më shumë gjasa që të hospitalizohen”. Mbretëria e Bashkuar është goditur rëndë nga varianti i ri Omicron, ndërsa Anglia dhe Uellsi kanë regjistruar numër rekord të rasteve në 24 orët e fundit.
Deri më tani, Mbretëria e Bashkuar ka regjistruar 148 mijë e 21 viktima, që është numri më i lartë i regjistruar nga ndonjë shtet në Evropë. Mbi 32.5 milionë qytetarë kanë marrë doza përforcuese, tha kryeministri Johnson./21Media

Back to top button