Vajza e Besnikut dje festoi ditëlindjen

Vajza e Besnikut dje festoi ditëlindjen

Për vokalistin e njohur të grupit “NRG Band”, Besnik Qakën dje ishte një ditë e veçantë pasi që vajza e tij e vetme, Una festoi ditëlindjen e saj të parë.

Me këtë rast, Besniku ka shfrytëzuar rrjetin social Instagram për t’i uruar më të mirat vajzës së tij.

“Shpresoj qe te gjitha dëshirat tua të të plotësohen, Të urojë që të gjitha ëndrrat e tua të bëhen realitet, Të dëshiroje çdo të mirë në jetë. Mos harro sot është dita jote QESHU dhe kalo sa më mirë të jetë e mundshme në këtë ditë speciale për ty. Mos harro që ti je njëra ndër arsyet e lumturisë time. Shume Urime për TY UNA 1 ! URIME URIME !! Faleminderit”, ka shkruar Besniku në Insatgram.

Kujtojmë se, Besnik Qaka dhe Lolita Begolli me 30 shtator të vitit 2017 kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë. Dyshja organizuan një dasmë madhështore me shumë të ftuar VIP, e cila mori vëmendjen e mediave.

“Ani mori nuse” është projekti i fundit muzikor i grupit që është lansuar në muajin tetor të vitit 2018. Kënga deri më tani ka marrë mbi 4 milionë klikime në kanalin Youtube. /21Media