Festë në familjen e Edona Llalloshit

Sot ka festë në familjen e këngëtares së njohur kosovare, Edona Llalloshi.
E madhja e familjes, vajza e saj, Doa sot ka ditëlindjen dhe me këtë rast, artistja 42 vjeçare ka shkruar fjalët më të mira për të.
Edona në instagram ka publikuar dy fotografi të bukura të së bijës, krahas së cilave ka lënë edhe një shkrim.
“Lumturia është si diamanti, kënaqësia si pika e ujit. Gëzuar datëlindjen DOA shpirti i nanës”, ka shkruar ajo krahas urimit.


Përveç Doas, Edona Llalloshi  ka edhe një djalë, Nur-in i cili në muajin shkurt ka mbushur 6 vjet.
Edona e cila është me prejardhje nga Prishtina dhe ka studiuar në Fakultetin e Arteve, drejtimi muzikë, numëron hite të shumta, ajo deri më tani ka publikuar mbi 165 këngë dhe mbi 11 albume./21Media

Back to top button