Festë në selinë e LVV-së në Gjilan

Përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan si dhe simpatizantë të kësaj partie, janë mbledhur në zyret e LVV-së në këtë qytet ku edhe po festojnë.
Ndërkohë edhe Lidhja Demokratike e Kosovës ka nis festimin me fishekzjarre në Gjilan. Kandidati i LDK-së për Gjilanin, Lutfi Haziri u shpreh i bindur se kjo parti ka fituar bindshëm në këtë komunë.
Sipas EXIT POLL-it të Radio Televizioni Dukagjini dhe Ubo Consulting, në Gjilan ka balotazh, pasi Lutfi Haziri i LDK-së ka marrë 46.4 % dhe Alban Hyseni i LVV-së ka marrë 40.7 përqind.

Back to top button