VV: Vullneti i qytetarëve gjendet në kutitë e votimit
Lëvizja Vetëvendosje, pas mbylljes së vendvotimeve ka dal me një reagim me ç’rast ka thënë se vullneti i qytetarëve gjendet në kutitë e votimit, duke i ureferuar exit polleve të publikuara nga disa media, ku nuk e nxjerrin mirë.
“Vullneti i qytetarëve gjendet në kutitë e votimit. Komisionerët dhe vëzhguesit tanë janë atje duke u kujdesur që me saktësi ai vullnet të dokumentohet.Rezultatin përfundimtar e thonë vetëm ata që administrojnë procesin zgjedhor. Numërimi sapo ka nisur. Punë të mbarë komisionerëve dhe vëzhguesve!”, thuhet në reagimin e VV-së të bërë në rrjetet sociale.
Aktualisht janë duke u numëruar votat e qytetarëve që votuan sot./21Media