Festimet me armë zjarri, qytetarëve iu dëmtuan veturat

Shënimi i Viti të Ri solli lëndime e dëme materiale tek qytetarët si shkak i mënyrës së të festuarit.
Tre persona u plagosën nga plumbat qorr, të cilët kërkuan trajtim mjekësorë në Klinikën e Emergjencës, dy nga ta janë hospitalizuar në Klinikën e Ortopedisë.
Ndërsa, në Polici u raportuan edhe dëme të ndryshme materiale si pasojë e plumbave qorr. Sipas raportit 24-orësh në Prishtinë, Pejë, Gjilan e Prizren u dëmtuan hiç më pak se dhjetë vetura. Pesë raste u raportuan në Prishtinë, tri në Pejë, një në Gjilan e një në Prizren.
Gjatë ndërrimit të moteve Policia e Kosovës sekuestroi 104 copa gëzhoja. Në Gjakovë u sekuestruan 68 copë gëzhoja të kalibrit 9mm, ndërsa në Prishtinë pas disa të shtënave me armë zjarri policia në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe sekuestruar 36 copë gëzhoja të kalibrave të ndryshëm.
Sipas Policisë rastet janë duke u hetuar./21Media

Back to top button