Festivali ‘FemArt’ shtyhet për në tetor
Situata e përkeqësuar me Covid-19, versioni Delta dhe masat e Qeverisë kanë bërë që Qendra për Art dhe Komunitet, Artpolis, të marrë vendim për shtyrje të Festivalit FemArt për javën e parë të tetorit.
“Më 1-6 tetor 2021 FemArt do të jetë sërish afër publikut me shfaqje, performanca, muzikë, poezi, ekspozita, punëtori, raporte e konferenca përmes edicionit të 9-të, që vjen me moton ‘F… Seksizmit'”, thuhet në njoftim.
Festivali “FemArt” do të mbahet me respektim të plotë të masave kundër Covid-19 dhe versioni Delta, e vetëm personat e vaksinuar do të mund të jenë prezent në këto aktivitete artistike. “Me ART kundër seksizmit, të VAKSINUAR kundër pandemisë!”, thuhet në fund të komunikatës.
Edicioni i 9-të i festivalit “FemArt” ishte planifikuar të mbahej nga 20 deri më 25 shtator./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?