Festivali i dramës origjinale shqipe, sonte jepet “Aroma e Hënës”

Sonte (24 janar) me fillim nga ora 18:00, në natën e dytë të Festivalit të Dramës Origjinale Shqipe do të jepet shfaqja “Aroma e Hënës”, shfaqje nga Teatri Kombëtar i Kosovës.
Autor i kësaj shfaqjeje është Mehmet Kraja, ndërkaq “Aroma e Hënës” është me regji të Rozi Kostanit.
Drama “Aroma e Hënës”, me tre akte dhe epilog, pjesa e fundit e trilogjisë “Hëna prej letre” e autorit Mehmet Kraja.
Dramë provokative e ditëve tona, filozofike dhe surealiste, e cila ngre teza të fuqishme ekzistenciale, social-politike e politiko-mediale.
“Autori Kraja na përballë me pikëpyetje ekzistenciale të së shkuarës, së tashmes dhe së ardhmes (e cila nuk ka ardhur ende por me gjasë do t’i ndryshojë disa gjëra), duke i ballafaquar personazhet në raporte sa sociale aq edhe filozofike. Perceptimi i të shkuarës shpresëmadhe luftës, dhe pas lufte… kush jemi ne…, ku jemi… a ka ardhur liria…, demokracia në këtë vend çfarë është, dhe në fund, a jemi të lumtur?!”, kështu përshkruhet shfaqja që do të jepet sonte./21Media

Back to top button