Kaloni te përmbajtja kryesore

Festivali i fotografisë do të bashkojë artistët në Medvegjë

Edicioni i 13 i Festivalit Ndërkombëtar të Fotografisë, PreFoto, sjell në pah momente të kapura në objektiv nga artistë fotografikë nga çdo cep i globit.

Drejtori i festivalit, Edon Agushi ka shkruar në rrjetet sociale se nën qiellin e kthjellët të Medvegjës, më 18 nëntor, një ekspozitë e mahnitshme, e pasur me traditën e saj, do të shkëlqejë, duke ndriçuar dhe shfaqur diversitetin e imazheve botërore me një perspektivë unike.

Temat e fotografisë për këtë vit ishin fotografi natyrë, fotografi bardh & zi dhe fotografi me ngjyra.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button