Festivali i Kanës ndalon prezencën e delegacioneve ruse në edicionin e 75-të

 
Festivali i Filmit në Kanë do të ndalojë delegacionet ruse në edicionin e tij të 75-të këtë maj.
“Ndërsa bota është goditur nga një krizë e rëndë në të cilën një pjesë e Evropës gjendet në një gjendje lufte, Festivali i Kanës dëshiron të japë të gjithë mbështetjen e tij për popullin e Ukrainës.” thuhet në një deklaratë të lëshuar të martën. “Sado modeste që të jetë, ne i bashkojmë zërat tanë me ata që kundërshtojnë këtë situatë të papranueshme dhe denoncojnë qëndrimin e Rusisë dhe liderëve të saj.
“Gjatë këtij dimri të 2022 Festivali i Kanës ka hyrë në fazën përgatitore. Nëse lufta sulmuese nuk përfundon në kushte që do të kënaqin popullin ukrainas, është vendosur që ne nuk do të mirëpresim delegacionet zyrtare ruse dhe as nuk do të pranojmë praninë e askujt të lidhur me qeverinë ruse.
Ndërsa delegacionet ruse janë të ndaluara, festivali ka lënë të kuptohet se kineastët individualë mund të jenë ende të mirëpritur në festival; megjithatë, është ende e paqartë nëse filmat e tyre do të përzgjidhen për konkurrim apo diku tjetër në festival/.21Media

Back to top button