Festivali i muzikës hip-hop Rolling Loud së shpejti në New York
Reperët si Nicki Minaj, A$AP Rocky e Future, janë në mesin e artistëve që do të interpretojnë në festivalin vjetor Rolling Loud 2022 në New York.
Ky festival do të mbahet në Citi Field (Siti Filld) në Kuins filluar nga data 23 deri më 25 shtator.
Në radhë të këngëtarëve të tjerë që do të interpretojnë janë edhe: Lil Baby, DaBaby, Llil Uzi Vert, 21 Savage, Bia, Moneybagg Yo, DreamDoll, Kalli dhe Lakeyah e shumë të tjerë.
Sa i përket artistes Nicki Minaj, ajo do të marrë pjesë në këtë festival për herë të parë që prej vitit 2018.
A$AP Rocky do të interpretojë për herë të tretë. Herën e parë intepretoi në vitin 2019, e herën e dytë në vitin 2021, ku u paraqit si mysafir i 50 Cent.
Festivali muzikor Rolling Loud është ndërkombëtar. Ai mbahet në SHBA, Evropë, Australi e Kanada.
Sipas Billboards, ai është njëri prej festivaleve më të mëdhenj të hip hopit në botë.
Rolling Loud u themelua në vitin 2015, e festivali i parë u mbajt në Majami, Florida të SHBA-ve në shkurt të 2015-tës./21Media