15 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit

Nga 236 testime, 15 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus në 24 orët e fundit në Kosovë.
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot nuk është raportuar për asnjë të shëruar, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225 mijë e 259.
Në total numri i rasteve aktive është 67./21Media

Back to top button