Festivali i skulpturave nga akulli e bora në Rusi

 
Blloqe të mëdha bore u copëtuan, u ndanë dhe iu dha forma, duke i transformuar në krijime artistike. Ato u bënë pjesë e festivalit vjetor të krijimeve artistike nga akulli e bora në qytetin rus Novosibirsk, ku edhe ishin konkurente për çmime.
Sipas traditës së festivalit, tri çmimet kryesore tashmë janë bërë të ditura.
Temë e festivalit ishte “trashëgimia shumë-kulturore” në Siberi.
Me këtë rast, vlerësuesi i skulpturave Fatkin ka thënë se këtë vit në festival u punuan skulptura shumë të mira, dhe se e kishin të vështirë t’i veçonin.
2022 është viti rus i artit popullor dhe Trashëgimisë Kulturore. Me këtë rast, fituesi i çmimit të parë, Vishnyakov ka thënë se kur u caktua tema e festivalit në Siberi, ka menduar rreth asaj se në Siberi ka shumë njerëz vendas, që kanë traditë shamanizmin, dhe kjo është arsyeja pse ka punuar skulpturën e njeriut Verior. Ky është imazhi i përgjithshëm për ta, ka thënë ai.
Shamanizmi është religjion që karakterizohet nga besimi në shpirtrat e të parëve të vendit dhe Zota të cilët komunikojnë me shamanët.
Sipas Vishnyakov, përparësia kryesore e festivalit është liria e shprehjes.
Gara vlen nisur nga ajo se një herë në vit mund të krijohen skulptura jo me porosi, por siç do artisti. Tema është, dhe artisti mund të krijojë çfarëdo bazuar në të. Pra nuk janë të kufizar me rregulla, por mund të krijojnë sipas dëshirës së tyre, ka thënë ai.
Ekaterina është fituese e çmimit Mayor’s Cup. Ajo ka thënë se sivjet për shkak të mungesës së të ftohtit në Siberi, bora ishte paksa e butë, dhe si rezultat e kanë pasur të vështirë të nxjerrin detale të vogla në punime.
Skulptorët kishin katër ditë për t’i përfunduar krijimet artistike. Vendasit e atjeshëm mendojnë se është e vështirë të veçohet ndonjëra prej tyre, pasi që të gjitha janë të mira.
Kjo banore mendon se të gjitha krijimet nga bora janë të mira, pa dallime. Sipas saj, çdonjëra ka bukurinë e veçantinë e vet, andaj e ka të vështirë ti ndaj.
Kjo banore tjetër e Novosibirsk ka thënë se për të krijuar tërë këto punime kërkohet vullnet i madh dhe punë.
Dhe në fund, ky banor ka thënë se në këtë ngjarje merr pjesë çdo vit, se atje shkon dhe i vlerëson krijimet ga bora dhe u rekomandon edhe të tjerëve të shkojnë t’i shohin ato. Ai ka thënë se gjithmonë befasohet nga puna që prezantohet atje, pasi që artistët janë nga rajone të ndryshme dhe secili prezanton diçka nga vendi i tij.
Festivali i Skulpturave nga Bora në Siberi mbahet që prej vitit 2000.
Vitet e kaluara, në këtë ngjarje ishin të pranishëm skulptorë nga Bullgaria, Gjermania, Italia, Rumania, Finlanda, Franca dhe Japonia.
Skulpturat nga bora atje do të qëndrojnë në ekspozitë deri kah fundi i janarit 2022./21Media

Back to top button