Festivali Teatrove sjell “Premartyris” për edicionin e 52-të

Festivali Teatrove Ferizaj do të shënoj më 1-7 tetor edicionin e 52-të, ku pa dyshim ka përgatitur program të larmishëm për shtatë ditët e para të muajit të ardhshëm.
Në kuadër të FTF-së do të jepet “Premartyris/Kisha katolike” – e cila vjen si hapësirë “që gjatë okupimit të viteve të 90-ta dhe dëbimit të shqiptarëve nga institucionet arsimore, hapësirat alternative për zhvillimin e arsimit dhe kulturës kanë qenë kruciale për kohën”.
Sipas njoftimit të faqes zyrtare, “në kujtim të ‘qëndresës’ si rezistencë, do të sjell kujtime e histori të pathëna skenikisht në Kosovë”.
Kjo performancë punohet nga regjisori, Kushtrim Mehmeti dhe shfaqet në kishën katolike më datë 7 tetor në orën 17:00./21Media

Back to top button