Festivali vjetor i balonave me ajër në New Mexico

 
Për banorët e New Mexico-s, muaji tetor është më i bukuri nga gjithë. Arsyeja për këtë është se për nëntë ditë me radhë, entuzistë të shumtë ngrisin balona shumëngjyrëshe në ajër, të formave të ndryshme, duke mbushur kështu tërë qiellien.
Ky është festivali ndërkombëtar “Albuquerque International Balloon Fiesta”, ku krijohet një atmosferë me balona të formave të veçanta.
Festivali i balonave në New Mexico vlerësohet të jetë ndër më të mëdhenjtë të këtij lloji në botë, ku çdo vit në ajër ngriten deri në 500 balona.
Atje mblidhen me mijëra spektatorë, pilotë dhe ekipe të tyre. Për nëntë ditë me radhë, qielli mbi malet Sandia mbushet me balona qysh herët në mëngjes.
Në kuadër të kësaj ngjarjeje mbahen disa gara, që janë The Fiesta Challenge, gara amerikane Challenge Gas Balloon Race, e gara të tjera.
Të gjitha garat në festivalin Balloon Fiesta realizohen në parkun Balloon Fiesta në pjesën veriore të Albuquerque, në New Mexico.
Këtë të diele, fateqësisht dy balona me ajër goditën linjat e energjisë dhe shkaktuan ndërprerje të përkohëshme të energjisë. Nuk është raportuar për dëme./21Media

Back to top button