Feston 100 vjetorin e lindjes me ekspozitë personale

Nada Rudan është më e relaksuar kur pikturon, një aftësi që ajo e zbuloi në moshën 87-vjeçare dhe që kulmoi këtë verë me një ekspozitë të veprave të saj artistike për të shënuar ditëlindjen e saj të 100-të.
Boshnjake Rudan thotë se ajo filloi të pikturonte në moshë të vonë për të angazhuar veten dhe tani e sheh se ditët janë shpesh shumë të shkurtra për t’u përshtatur me gjithçka që ajo planifikoi të bënte. Përditshmëria e saj është të pikturojë tre orë në mëngjes dhe dy orë pasdite, kur është në shtëpi, transmeton rtv21.tv.
“Nuk e di çfarë do të thotë mërzi, nuk e di çfarë do të thotë depresion, gjithmonë gjej diçka për të bërë”, thotë ajo.
Shpirti i saj i pavarur, shëndeti i mirë dhe dashuria për udhëtimet e ndihmojnë.
Pas ekspozitës së saj në Sarajevë në fund të qershorit, Rudan u nis për një muaj pushime në bregdetin e Adriatikut dhe më pas udhëtoi për në Gjermani ku jeton vajza e saj.
“Jam ende në gjendje të mirë shëndetësore, duart i kam të qëndrueshme, sytë më shërbejnë mirë”, thotë ajo, duke shtuar se kur pikturon rrallë vendos syze./21Media

Back to top button