Qytetari me aftësi të kufizuara fiton rastin ndaj Komunës së Prishtinës

Qytetari Faruk Kukaj ka fituar rastin ndaj Komunës së Prishtinës për diskriminimin në qasje infrastrukturore, ka bërë të ditur Shoqata e Paraplegjikëve dhe e Paralizës në Kosovë (HANDIKOS), që ka publikuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës.
Kukaj pati paditur Komunën në vitin 2018. Jo të gjitha objektet në kryeqytet janë të përshtatshme për personat me aftësi të kufizuara dhe kjo bën që Kukaj dhe të tjerët shpesh të mos marrin shërbimet që u duhen.
Në aktgjykimin e publikuar shihet se Komuna e Prishtinës është obliguar që ta kompensojë të dëmtuarin në vlerë prej 5 mijë e 500 eurosh për mungesë të ofrimit të kushteve fizike në hapësira publike e qasje në objektet publike për personat me aftësi të kufizuara.
HANDIKOS-i ka thënë se e mirëpret vendimin “duke marrë parasysh se është rast shembull se si duhet të veprojë secili qytetar me aftësi të kufizuara në Kosovë sa herë që has në diskriminim të natyrës në tillë”.
Kukaj megjithatë është paralajmëruar se do të ankohet ndaj vendimit pasi s’iu aprovua kërkesa që obligon Komunën të përmirësojë qasjen infrastrukturore e as pasi s’është aprovuar në plotësi vendimi për shumën e kërkuar.

Back to top button