Festuan me armë zjarri, policia u shkoi në derë

Policia ua konfiskon armën dhe municionin

Mbrëmë rreth orës 20:30 në rrugën e Prekazit në Ferizaj, policia ka arrestuar dy persona për përdorim të armës.

“Raportohet se dy te dyshuar, një mashkull dhe një femër K-Shqiptare gjate kremtes se viti te ri kanë shtënë me armë zjarri”, thuhet në raportin e polcisë.

Njësiti policor nga të dyshuarit ka konfiskuar një armë gjuetie dhe një pistoletë Ekol, 13 fishek dhe katër gëzhoja.

Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt./21Media

Back to top button