Fetahu merr pjesë në mbledhjen e bordit të FIBA-s

Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Arben Fetahu të premten do të marrë pjesë në mbledhjen e Bordit të FIBA Evropës.

Mbledhja do të mbahet në Gjenevë të Zvicrës.

Kujtojmë që në maj, Fetahu është zgjidhur anëtar i Bordit të FIBA Evropës, një sukses i madh jo vetëm për basketbollin e Kosovës, por edhe për sportin e Kosovës.

Në këtë mbledhje do të vendoset se ku do të organizohen Kampionatet Evropiane për grupmosha të reja, si dhe FIBA Kampionatin Evropian për Shtetet e Vogla te femrat.

Kosova do të marrë pjesë me U20 te meshkujt dhe U18 te femrat dhe meshkujt, si dhe me U16 në të dyja konkurrencat.

Back to top button