Bislimi dhe Çobaj flasin për bashkëpunimin rajonal
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim të ngarkuarin me Punë në Ambasadën e Malit të Zi për Kosovë, Bernard Çobaj.
“Përparimi i dy vendeve përforcohet përmes dhe fuqizimit të bashkëpunimit”, tha zëvendëskryeministri Bislimi, në kuadër të rrugëtimit të vendeve tona drejt Bashkimit Evropian.
Çobaj foli mbi angazhimin e përkushtimin e tij në rritjen e bashkëpunimit, ku veçoi posaçërisht dhe aktivitetet kulturore të zhvilluara së fundmi në ndërveprim mes palëve.
Në këtë prizëm, u bisedua dhe mbi marrëdhëniet bilaterale dhe për bashkëpunimin e fuqizuar përmes marrëveshjeve e projekteve që prekin infrastrukturën lidhëse mes dy shteteve, por edhe fushën e ekonomisë e turizmit.
Sipas një komunikate të Qeverisë, palët diskutuan dhe mbi zhvillimet e fundit e bashkëpunimin rajonal.
Zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi të ngarkuarin me Punë në Ambasadën e Malit të Zi, Bernard Çobaj, për takimin, bisedën produktive e bashkëpunimin e frytshëm.