Fetoshi: Intervistimi i Kurtit nuk ndikon në garën zgjedhore të VV

Analisti Arben Fetoshi në “Click” në RTV21 tha se thirrja e Kurtit për intervistim nga Prokuroria Speciale nuk ka mundësi të interpretohet si përpjekje për pengesë në garën zgjedhore të VV-së.

“Kjo nuk është e njëjta nga viti 2021 përshkak se nuk ka asnjë shancë që proceduralisht të themi se të interpretohet si përpjekje për me penguar Kurtin në garën zgjedhore që po afrohet. Jemi në fazën para zgjedhore dhe sot ka rastisë që afati I fundit të jetë I listave nga subjektet politike, por fushatra zgjedhore fillon më 11 janar, për herë të parë në vendin tonë do të kemi një fushatë 30 ditore”, tha Fetoshi.

Tutje analisti tha se qdo qytetarë duhet t’i përgjigjet gjyqësorit.

“Shpresoj shumë që në datën përkatëse ne të shohim t’i përgjigjet kësaj ftese përshkak se panvarësisht se në qfarë relacioni mund të tingëllojë mrenda Lëvizjes Vetëvendosje, ftesa dhe subjekti i fteses mendoj që ne duhet ti tregojmë qytetarëve që demokracia jonë kërkon nga secili ti përgjigjet gjyqësorit”, tha Fetoshi. /RTV21/21Media

Back to top button