Thirrja e Kurtit nga Prokuroria Speciale, Fetoshi: Çdo qytetarë duhet t’i përgjigjet gjyqësorit

Analisti Arben Fetoshi në “Click” n RTV21, në lidhje me qështjen e ftesës së kryeministrit Kurti për intervistim në Prokurorinë Speciale ai beson se deklarata e zëdhënësit të Qeverisë është në përputhje me agjenden të Lëvizjes Vetëvendosje.
“Është e pazakontë, por mendoj që jemi në një stad kur gjyqësorit do të duhej të përgjigjej qdo qytetarë i Republikës së Kosovës pa përjashtim dhe duke përfshirë edhe krerët e shtetit dhe reagimi që I keni parë nga zëdhënësi i qeverisë, unë besoj se është në përputhje me agjenden të Lëvizjes Vetëvendosje, duke pasur parasysh që të gjithë qytetarët e dinë që ka pasur një narrativë të vazhdueshme për gjatë këtij mandati sa i përket raportit me gjyqësorin në Republikën e Kosovës gjithmonë në përpjekje të qeverisë që ndoshta ti faturojë një varg dështimesh”, ka thënë Fetoshi. /RTV21/21Media