Fetoshi: Partitë politike po i fshehin donatorët që i kanë financuar

Analisti Arben Fetoshi në emisionin “Click” në RTV21, në lidhje me transparencën e subjekteve politike ka thënë se është traditë e partive të tregojnë financat, donatorët dhe mbështetësit.

Sa i përket krijimit të mesazheve dhe videove në parafushatë nga partitë politike, Fetoshi thotë se kemi të bëjmë me investime të mëdha.

“Mos të harrojmë se kemi të bëjmë edhe me investime goxha të mëdha në parafushatë në produksione të ndryshme për krijimin e mesazheve të tyre dhe unë besoj që gjithkush ka mund të shohë që LDK ka qenë shumë më aktive në përdorimin e mediave sociale. Në traditën e partive politike gjithherë e kemi pasur problem mungesën e transparencës sa i përket financimit, subjektet politike tek ne e kanë pasur shprehi që të fshehen pas donatorëve dhe mbështetësve që i kanë financuar aktivitetet e tyre pa i regjistruar si shpenzime të partisë”, tha analisti Fetoshi. /21Media

Back to top button