FFK-ja përjashton Ulpianën dhe Vllazninë nga Liga e Parë

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK), ka njoftuar se pas vendimit të marrë nga Komisioni Disiplinor dhe i Etikës ka marrë vendim që të përjashtojë nga Liga e Parë e Kosovës Ulpianën dhe Vllazninë.

Sipas njoftimit, ky vendim erdhi si shkak i kurdisjes së ndeshjes mes Vllaznisë dhe Ulpianës, që ishte mbyllur me fitoren 4:3 të skuadrës nga Pozherani.

Sipas vendimit, Ulpiana dhe Vllaznia sezonin e ardhshëm do të duhet të bëjnë gara në Ligën e Dytë, që është kategoria e tretë e futbollit kosovar, pasi tani kanë humbur statusin e anëtarit të Ligës së Parë.

Këtu mund të shihni vendimin e publikuar nga faqja zyrtare e FFK-së.

Back to top button