Enver Hoxhaj zgjedhet anëtar i Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj eshtë zgjedhur anëtar i Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave. Këshu ka bërë të ditur vet ai përmes një postimi në Facebook.

Hoxhaj ka shkruar se anëtarë të kësaj Akademie janë edhe Ismail Kadarenë, Lea Ypi, Anthony Giddens dhe nga Kosova Rexhep Qosja.

“Jam mirënjohës dhe kam kënaqësinë të pranoj zgjedhjen time anëtar të Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave, anëtarë të së cilës janë shumë emra eminentë, përfshirë Ismail Kadarenë, Lea Ypi, Anthony Giddens dhe nga Kosova Rexhep Qosja. Falenderoj shumë Presidentin e Akademisë, Prof. Dr. Fatos Tarifa dhe Kryesinë e saj, duke më bërë mua pjesë të këtij forumi intelektualësh eminentë mbarëshqiptarë dhe botëror!”, ka shkruar Hoxhaj./21Media

Back to top button