FFK: Superliga pushon gjatë Botërorit


Federata e Futbollit të Kosovës konfirmon orarin për edicionin e ri

Federata e Futbollit të Kosovës ka konfirmuar sot se Superliga e futbollit kosovar do të pushojë nga 21 nëntori deri më 18 dhjetor, kur zhvillohet Kampionati Botëror i futbollit në Katar. Kësisoj, edicioni i ri i rangut elitar do të fillojë më 13 gusht ndërsa do të mbyllet para 21 nëntorit, që do të thotë se shumë xhiro do të luhen në mesjavë. Komisioni i Garave në FFK nuk e ka caktuar ende datën e zhvillimit të ndeshjes së Superkupës ndërmjet Ballkanit dhe Llapit, për shkak se skuadra suharekase po merr pjesë në garat ndërkombëtare./21Media

Back to top button