20 vjeçari shqiptar ekstradohet nga Holanda drejt Shqipërisë

Një shtetas shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar sot u ekstradua nga Holanda për në Shqipëri.
“Në vijim të bashkëpunimit me homologët, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga specialistët e Interpol Tirana, si rezultat i bashkëpunimit me Interpol Hagë/Holandë, u bë ekstradimi nga Amsterdami drejt Shqipërisë, i shtetasit shqiptar: A. M., 20 vjeç, banues në Tiranë.”, informoi Policia.
20 vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, sipas Policisë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin e datës 16.06.2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.
Shtetasi A. M. dyshohet se gjatë viteve 2020 dhe 2021, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka organizuar shitjen e lëndëve narkotike, në zonën e quajtur “Ish-Parku i Autobuzave”, Tiranë./21Media

Back to top button