FFK thërret konferencë për media, pritet largimi i trajnerit Challandes

Federata e Futbollit të Kosovës ka thirrur konferencë për media në orën 13:00, në të cilën do të bëhet e ditur e ardhmja e trajnerit të tanishëm të kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes.
Challandes ka qenë në qendër të kritikave për një kohë shumë të gjatë, pas rezultateve jo të mira për kombëtarën e Kosovës, ku pesë nga shtatë ndeshje Kosova i humbi për Kupën e Botës 2022.
Pas humbjes së mbrëmshe nga Gjeorgjia, në ambientet e stadiumit “Fadil Vokrri” u zhvillua një takim ndërmjet krerëve të federatës për të diskutuar hapat e mëtutjeshëm.
Kritika të shumta erdhën në drejtim të trajnerit, nga njohës të futbollit. Thirrjet për shkarkimin e Challandes nuk nisën në këtë fushatë kualifikuese, por para një viti kur Kosova e humbi shansin e rrallë për kualifikim historik në Euro 2020, pasi u mund nga Maqedonia e Veriut në play-off./ 21Media

Back to top button