Aksioni i policisë, Bahtiri apelon për pjekuri dhe maturi

Pas aksionit të Policisë së Kosovës dhe Njësisë Speciale në veri të Mitrovicës ku edhe u dogj një veturë e policisë nga qytetarët atje, kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri ka bërë thirrje qytetarëve për gjakftohtësi.
“Kërkoj nga qytetarët e Mitrovicës qetësi dhe maturi, në mënyrë që të mos bien në grackën e strukturave kriminale serbe në komunën e veriut. Vetëm duke i respektuar ligjet e Republikës së Kosovës dhe Policinë e Kosovës, mund t’i shërbejnë shtetit tonë. Kërkoj nga policia që të kujdesen pë sigurinë e qytetarëve shqiptarë që jetojnë në komunën veriore të Mitrovicës”, ka thënë Bahtiri në një postim në “Facebook”.
Ndërkohë që policia ka njoftuar sot për aksionin për luftimin e kontrabandës në disa qytete të Kosovës përfshirë këtu edhe Mitrovicën.

Back to top button