FFK: Vdekja e Leonit humbje e rëndë për futbollin tonë

Federata e Futbollit të Kosovës ka reaguar pas lajmit për vdekjen e talentit të futbollit Leon Syla në moshën 15 vjeçare.
Lajmi u dha të mërkurën nga klubi i futbollit “2 Korriku” dhe FFK sot i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes së tij duke e konsideruar si lajm tejet të dhimbshëm dhe humbje të madhe për futbollin kosovar.
“Ikja e tij e hershme nga kjo botë preku zemrat e gjithsecilit në komunitetin e futbollit. Leoni ishte shembull i vërtetë luftaraku, jo vetëm në fushën e futbollit, por edhe në betejën e tij me sëmundjen e rëndë.”, thuhet ndër të tjera në reagimin e FFK-së.