Me hartën e Ballkanit Perëndimor mbi tavolinë, Lajçak i njofton britanikët për dialogun

I dërguari i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, i ka njoftuar përfaqësuesit britanikë në lidhje me dialogun Kosovë- Serbi si dhe për Ballkanin Perëndimor në përgjithësi.

Lajçak i quajti këto takime produktive, ndërsa në fotografinë e postuar në Twitter u pa që në tryezën e bisedimit ishte harta e Ballkanit Perëndimor

“Sot pata një ditë të plotë takimesh produktive në Londër për të shkëmbyer mendime mbi Dialogun dhe Ballkanin Perëndimor në përgjithësi me Ministrin e Evropës të Britanisë së Madhe, Leo Docherty, miku im i dashur Lord Peach dhe ekipi i Zyrës së Jashtme, Commonëealth-it dhe Zhvillimit”, shkroi Lajçak në Twitter./21Media

Back to top button