FHK: Kosova sfidon Ishujt Faroe

Ndeshja zhvillohet nesër prej orës 19:30 dhe transmetohet drejtpërdrejtë në Televizionin 21 Plus
Kombëtarja e Kosovës në hendboll në konkurrencën e femrave e zhvillon nesër ndeshjen e parë kualifikuese për Kampionatin Botëror. Vashat “dardane” sfidojnë Ishujt Faroe, ku synojnë fitore për ta nisur mbarë këtë fushatë eliminatore. Përzgjedhësi Agron Shabani është shprehur i kënaqur me formën e hendbollisteve dhe atmosferën në skuadër, duke theksuar që Kosova do të kërkojë vetëm fitore. Ndeshja zhvillohet nesër prej orës 19:30 dhe transmetohet drejtpërdrejtë në Televizionin 21 Plus./21Media

Back to top button