FIBA Europe Cup, Ylli do ta zhvillojë sot ndeshjen e radhës

Kampioni i Kosovës në basketboll, Ylli do të zhvillojë sot përballjen e katërt në kuadër të Grupit A të FIBA Europe Cup.
Ylli është mysafir i skuadrës së Hapoel Galil Elion, ndeshje kjo e cila do të zhvillohet me fillim nga ora 16:30 në Izrael.
Në përballjen e parë që është zhvilluar në Kosovë, Ylli është mposhtur nga Hapoel Galil Elion me rezultat të thellë 76:93.
Deri tani, Ylli ka një fitore në këtë garë kundër Bamberg, si dhe dy humbje, kurse skuadra izraelite ka regjistruar dy fitore dhe një humbje.
Na ndeshjen tjetër në kuadër të këtij grupi do të përballen dy skuadrat gjermane, Bamerg dhe Niners, ku kjo e fundit ka një fitore dhe dy humbje, krahas Bamberg që ka dy fitore e një humbje.
16:30 Hapoel Galil Elion – Ylli (Jerusalem, Pais Arena)

Back to top button