Sulmi ndaj të moshuarës në Pejë, arrestohet e dyshuara e tretë

Është arrestuar infermierja e tretë, e dyshuar për sulmin ndaj një të moshuare në Pejë.
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi për RTV21 ka konfirmuar se infermierja është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë nën dyshimin se ka kryer veprën penale.
Familjarët po përgatisin dokumentet që ta tërheqin të moshuarën nga shtëpia ku u sulmua fizikisht
Familjarët e të moshuarës që është sulmuar fizikisht në shtëpinë e të moshuarve “ORENDA” në Pejë, sipas raportimeve në media, po përgatisin dokumentet për tërheqjen e të moshuarës nga aty.
Sipas familjarëve, e moshuara ka qenë në shtëpinë e të moshuarve “ORENDA” që një vjet.
Ndalohen për 48 orë dy të dyshuarat për rrahjen e të moshuarës në Pejë
Është shqiptuar masa e arrestit prej 48 orëve kundër dy të dyshuarave për sulm ndaj një të moshuarës në shtëpinë e të moshuarve “ORENDA” në Pejë.
Sipas njoftimit të Prokurorisë Themelore në Pejë aty dyshohen se kanë kryer veprën penale “Sulmi” dhe veprën penale “ndihma në kryerjen e veprës penale Sulmi”.
Arrestohen dy të dyshuarat për rrahjen e të moshuarës në Pejë
Dy gra u arrestuan dhe janë duke e u intervistuar  lidhur me videon e publikuar sot në rrjetet sociale, ku shihet një grua e moshuar duke u rrahur nga një infermiere në shtëpinë e pleqëve ” ORENDA” në Pejë.
Lajmi për portalin rtv21.tv u konfirmua nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili po ashtu informoi se infermieret u arrestuan në vendin e punës. Arrestimi ka ndodhur në ora 14: 10.
Ai tha se dyshohet që rasti ka ndodhur ditë më parë. Ndërkohë, shtoi se nuk dihet se a do të arrestohen persona tjerë.
E moshuara rrihet brutalisht nga infermieret, publikohen pamje
Aktorja Kaltrinë Zeneli në rrjetet sociale ka publikuar një video ku shihen dy infermiere duke e sulmuar fizikisht një të moshuar në shtëpinë e të moshuarve “ORENDA”, në Pejë.
Në video shihet një infermiere duke e sulmuar e një tjetër duke e  ndihmuar atë,  kurse dëgjohen zëra edhe duke qeshur.
Aktorja për portalin rtv21.tv tha se kjo klinikë është afër spitalit të Pejës./21Media

Back to top button