FIBA Kampionati Evropian, Gjeorgjia mundi Kosovën

Kosova ka pësuar nga Gjeorgjia me rezultat 92:59 (15:12, 23:23, 28:14, 26:10), në FIBA Kampionatin Evropian, Divizioni B, për meshkuj U20 që po zhvillohet pikërisht në Gjeorgji.
Në fakt, pjesa e parë ka qenë e baraspeshuar, ku çereku i parë ka përfunduar 15:12, ndërsa i dyti 23:23, por në pjesën e dytë, vendasit kanë qenë më të mirë, duke fituar me rezultat 92:59.
Kjo ishte ndeshja e tretë për Kosovën në grupe dhe humbja e tretë.
Kujtojmë se ndeshja e fundit do të jetë ndaj Austrisë./21Media

Back to top button