FIFA do t’i kërkojë çdo vendi në botë të emërojë një stadium me emrin e Peles
Gianni Infantino ndodhet në Brazil për funeralin e Peles dhe u ka kërkuar vendeve që t’i bëjnë homazhe duke riemëruar stadiumet në emër të tij.
Funerali i Peles po zhvillohet aktualisht në Brazil pas vdekjes së legjendës më 29 dhjetor në moshën 82-vjeçare.
Infantino uu bëri thirrje kombeve anembanë globit që t’i bëjnë homazhe emrit të madh duke i emërtuar stadiumet me emrin e tij.
“Ne do t’i kërkojmë çdo vendi në botë të emërojë një nga stadiumet e tyre të futbollit me emrin e Pelé,” u tha ai gazetarëve vendas.
Infantino shtoi se do të siguronte gjithashtu “fëmijët të dinë rëndësinë e Peles.”
Bota e futbollit aktualisht po mban zi për vdekjen e të madhit brazilian, i cili është njeriu i vetëm në histori që ka fituar Kupën e Botës tre herë.
Pele gjithashtu shënoi mbi 1000 gola në një karrierë fenomenale që ka siguruar që ai të jetë një emër i njohur në të gjithë botën./21Media