Heqja e barrikadave në veri, Qeveria gjermane: Shenjë e mirë që palët u përafruan

Heqjen e barrikadave në pjesën veriore të Kosovës, qeveria gjermane e mirëpret dhe e konsideron si shenjë të mirë që palët u përafruan, kështu tha zëdhënësja Christiane Hoffman.
“Është shenjë e mirë që palët janë përafruar me njëri tejtrin dhe që pakica serbe në Kosovën veriore i hoqi barrikadat”, tha Hoffman para gazetarëve në Berlin.
Hoffman tha se qeveria federale gjerman në mënyrë aktive mbështet përpjekjet ndërmjetësuese të Bashkimit Evropian ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. “Tash është e rëndësisë primare që dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të mbështetet më tutje”.
Hoffman nuk komentoi thirrjen e kryeministrit kosovar, Albin Kurti, për shtim të numrit të forcave paqeruajtëse të NATO’s në Kosovë.
Ajo tha se Berlini është i përqendruar në mbështetjen e dialogut të fascilituar nga BE.

Back to top button