Fifi e lumtur krahë Adisit, publikojnë video duke kënduar

Këngëtarja Filloreta Raçi dhe i dashuri i saj Adis Patushi kanë qenë emra të përfolur në mediat rozë, pasi zyrtarizuan romancën e tyre.
Së fundmi, Fifi ka ndarë në InstaStory një video me Adisin, ku duken ata të dy duke shijuar në maksimum mbrëmjen së bashku dhe duke kënduar.

Fifi ishte e pranishme edhe në finalen e BBV, format pjesë e të cilit ishte edhe vet ajo derisa u eliminua.
Pjesëmarrja e saj u përcoll me shumë kritika nga syri i publikut pikërisht për paraqitjen e saj në këtë spektakël.
Fifi gjithashtu, është shumë aktive me mbrëmje muzikore, ku në rrjete sociale po ndan vazhdimisht pamje me ndjekësit.
Ndryshe, ditë më parë Fifi publikoi këngën “Hana” në bashkëpunim me DJ PM dhe DJ Dagz./21Media

Back to top button