Fifi: Jam me të meta e me budallaki, pas kësaj buzëqeshje ka shumë plagë
Artistja, Filloreta Raçi është përfolur shumë në mediat rozë gjatë qëndrimit të saj në Big Brother VIP, në qendër të vëmendjes Fifi vazhdoi të jetë edhe pastaj.
Në një postim në Instagram Fifi sot ka bërë një deklaratë lidhur me vetën e saj, duke shkruar se pas buzëqeshjes së saj ka shumë plagë që është munduar t’i shërojë vite të tëra.
“Pas kësaj buzëqeshje ka shumë plagë që jam mundu me vite me i shëru .. pas kësaj buzëqeshje ka shumë dështime .. pas Fifit që e shihni ju është një fëmijë i vogël që nuk kishte dhe u deformu t’u punu për me bo e me arrit diçka në jetë .. pas çdo shperthimi emocional që kam pas -dicka keni pa e dicka s’keni me pa kurrë – Ka shumë thika , ka shumë brryla e ka shumë padrejtësi që s’keni me i kuptu se nuk i keni provu .. gjithsesi .. si njeri që jam me të meta – e me budallaki – me të mira e të kqijaa – JAM NJERI”, ka shkruar Fifi në Instagram.
View this post on Instagram
Fifi aktualisht po shijon lidhjen e saj me Adis Patushin./21Media