Fifi ka gati këngën e radhës 

Veç angazhimit në koncerte të shumta gjatë verës, këngëtarja e njohur Filloreta Raçi-Fifi po punon edhe për projekte të reja.
Pas bashkëpunimeve dhe këngëve solo që solli këtë verë, Fifi ka filluar punën për këngën e re, shkruan rtv21.tv
Këtë e zbuloi i dashuri i saj Adisi, i cili në Instagram ka publikuar një fotografi të Fifit që shfaqet në një studio muzikore. duke ndarë një fotografi në Instagram.

Ndërkohë, Fifi po shijon sukseset e projektit të fundit të publikuar në bashkëpunim me Gjikon. Kënga e titulluar 365 që u publikua muajin e kaluar deri tani në Youtube ka arritur mbi 2 milionë klikime. /21Media 

Back to top button