Arsyeja pse nuk duhet ta pini kafen e nxehtë

Shumë njerëz e nisin ditën me një filxhan kafe dhe e kanë të pamundur ta ndryshojnë këtë rutinë. Por, ekspertët këshillojnë që asnjëherë të mos e pini kur është shumë e nxehtë, por të prisni derisa ajo të ftohet pak. Sipas një studimi të ri, konsumi i kafesë mund të rrisë rrezikun e kancerit por vetëm nëse është shumë e nxehtë.

Shkencëtarët mendojnë se kjo ndodh për shkak se lëngjet e nxehta dëmtojnë indet në ezofag.

Ekspertët këshillojnë që të prisni derisa kafeja apo çaji të ftohet para se ta pini. Kafeja është një nga pijet më të konsumuara dhe ka pasur studime të ndryshme për efektet e saj në shëndet. Megjithatë, disa sugjerojnë se zvogëlon shanset për t’u prekur nga kanceri ndërsa të tjera kanë gjetur të kundërtën.

Ekspertët e Universitetit të Kembrixhit krahasuan gjenet e 360 mijë njerëzve në Britani dhe Finlandë dhe e lidhën atë me rrezikun e zhvillimit të llojeve të kancerit. Ata zbuluan se njerëzit që konsideroheshin gjenetikisht më të prirur për të pirë kafe, kishin gati tre herë më shumë gjasa të zhvillonin kancer të ezofogut.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button