Fifi me një dedikim për babain: Urime o njeriu që më bën të frenoj kur marr malet…

Sot ka festë në familjen e këngëtares kosovare Filloreta Raçi-Fifi.
Babai i saj feston ditëlindjen, dhe një urim i veçantë nga Fifi nuk ka munguar.
Ajo ka ndarë në InstaStory një video ku shihet me babain, teksa emocionoi me urimin.
“Urime ditëlindjen babalushi jem. Urime o njeriu që më bën të frenoj kur marr malet dhe që më mësove të kërkoj falje kur jam gabim. Urime o njeriu që më bën të kuptoj që jeta është po aq e shkurtër sa edhe e gjatë. Urime o babalushi jem! I vetmi njeri që më bën të pendohem dhe të ulë kokën kur e menderos. Urime o njeriu më i drejtë në këtë botë. Ti je arsyeja pse unë respektoj meshkujt! Të dua Avni Raci deri sa të vdes”, ka shkruar Fifi krahas videos./21Media

Back to top button